Gjashtë raste të reja me Covid dhe 114 persona të vaksinuar

31 maj 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm gjashtë raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës. Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160. Në total numri i rasteve aktive është 60”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka ndërprerë të martën furnizimin me gaz në Holandë,…