Vetëm 60 persona me Covid në Kosovë

31 maj 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovën janë vetëm edhe 60 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm gjashtë raste të reja me Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës. Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160. Në total numri i rasteve aktive është 60”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…