KEK-u shpallet kampion i Ligës së Parë U19

31 maj 2022 | 15:10

Skuadra e KEK-ut është shpallur kampione në Ligën e Parë U19. Në ndeshjen e fundit të këtij edicioni KEK-u realizoi fitore në duel me Malishevën, 3:2, duke e mbyllur kampionatin me 65 pikë, me 21 fitore, 2 barazime e 3 humbje.

Medaljet për kampionët e Ligës së Parë U19 i ndanë Rasim Gimollit dhe Ardian Llumnica, derisa trofeun kapitenit të KEK-ut ia dorëzoi anëtari i KE-së, Ismajl Ajeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovën janë…