Perezi rinovon me Red Bullin

31 maj 2022 | 15:41

Sergio Perez ka rinovuar kontratën e tij me Red Bull. Piloti meksikan, Perez ka vendosur që t’i qëndroj besnik skuadrës së Red Bull edhe për dy vite të tjera.

Pas fitores në garën për Çmimin e Madh të Monakos, Sergio Perez ka vënë firmën në kontratën e tij të re. Ai do të jetë me Red Bull deri në vitin 2024. Këtë e ka konfirmuar edhe vet piloti përmes ‘Twitter’.

“Triumfi në Monako është ëndërr për çdo pilot dhe ta festoj këtë fitore të parë me këtë njoftim që do të vazhdojë me Red Bull deri në 2024 është vetëm qershia mbi tortë”, ka shkruar piloti. Perez ka qenë figurë kyçe për Red Bull edhe në triumfin e Max Verstappen vitin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike në…