Sulmohet në Shën Petersburg gazetari opozitar rus

31 maj 2022 | 15:47

Një gazetar rus, i cili është edhe anëtar i shërbimit mediatik të partisë opozitare Yabloko në Shën Pjetërburg, është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga individë të panjohur.

Sipas partisë opozitare ruse, Pyotr Ivanov, i cili punon si gazetar për median online “SOTA” është sulmuar nga dy persona pranë banesës së tij, pasditen e 30 majit.

Sipas raportimit, dhunuesit kanë arritur ta godisnin disa herë Ivanovin në kokë, duke e kërcënuar dhe pasi arritën t’i bënin një foto, ata janë larguar.

Në vendngjarje është gjetur një shishe me lëng të gjelbër. Sipas Ivanov personat që e kanë sulmuar planifikonin t’ia hidhnin lëngun në fytyrë, një metodë kjo e përdorur gjatë viteve të fundit për të kërcënuar politikanët opozitar dhe gazetarët e pavarur.

Ivanoni ka arritur të telefononte ambulancën, e cila ka ardhur dhe e ka transportuar për në spital. Si pasojë e sulmit ai ka pësuar frakturë dhe lëndime në kokë.

Dega e partisë Yabloko në Shën Petersburg ka dhënë një deklaratë, duke thënë se sulmi do të regjistrohet zyrtarisht në polici dhe se pret që incidenti të hetohet plotësisht dhe tërësisht nga autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova ’98 -‘99 ka dorëzuar…