Ferizaj vazhdon kontratat me 12 futbollistë

31 maj 2022 | 15:56

Skuadra e Ferizajt vazhdon me risi pasi siguroi rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Fillimisht ky klub e transferoi sulmuesin e mirënjohur Astrit Fazliu e me pas edhe mesfushorin Bujar Shabani.

Ndërsa të martën Ferizaj ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe me 12 futbollistë që kanë dhënë kontribut të madh për rikthim në elitë.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të cilët e kanë vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për edicionin 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi ka arritur marrëveshje me Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi dhe Edison Rexhepi. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ferizajt. Kjo skuadër ka synime të mëdha edhe në rangun më të lartë në futbollin e Kosovës, ndërsa në krye të shtabit teknik vazhdon të jetë Arbnor Morina.

/Veton ZYMBERI/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetar rus, i cili është edhe anëtar i shërbimit…