Grenelli i reagon Hovenierit: S’është e pasaktë të thuhet se Kurtit nuk iu ofrua një takim në Shtëpinë e Bardhë

31 maj 2022 | 16:29

Ish-emisari i presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pasi ky i fundit është shprehur i zhgënjyer me disa raportime në mediat kosovare rreth takimit të Kurtit në Uashington me këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan.

Grenelli ka thënë se nuk është pasaktësi të raportohet se Kurtit nuk i është ofruar asnjë takim në Shtëpinë e Bardhë.

“Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në objektin e Eisenohower, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusveltit apo në zyrën Ovale. Ai mund të kishte, po s’i pati”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Grenelli ka theksuar se Kurti është përballur me kritika të shumta nga demokratët dhe republikanët në Kongres gjatë takimeve në Capitol Hill.

“Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër”, ka shkruar Grenelli.

Në fund, Grenell ka thënë se edhe ekipi i dobët i presidentit amerikan, Joe Biden është i dëshpëruar me Kurtin.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1531622430950600704?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1531622430950600704%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-i-reagon-ambasadorit-amerikan-seshte-pasaktesi-te-thuhet-qe-kurtit-siu-ofrua-takim-ne-shtepine-e-bardhe%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rumani ka përfunduar turneu i YDF-së për grupmoshat U14.…