Trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani nëpërmjet Kosovës dërgohet në Shqipëri

31 maj 2022 | 16:36

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani do të dërgohet për në Shqipëri përmes pikës kufitare në Merdare.

Kortezhi hyn në Kosovë në ora 18:00 dhe në ora 19:30 hyn në Shqipëri rreth orës 19:30 nga pika kufitare e Morinës.

Më 20 prill të këtij viti, ish-presidenti shqiptar ishte shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës, për shkak të komplikimeve shëndetësore pas infektimit me Covid-19, derisa më 23 prill ishte transferuar në Gjermani.

Bujar Nishani, ka shërbyer si president i Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 dhe mandati i tij ka përfunduar në korrik të vitit 2017-të.

Ai ishte një ndër figura kryesore të Partisë Demokratike në Shqipëri./klankosova.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jefrey Hovenier, ka takuar të…