![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/4D10FD28-A51B-4CDF-9D06-4D7F8A319E63.jpeg)
NATO ndanë mirënjohje për Kolegjin ‘Biznesi’
31 maj 2022
| 19:20
NATO-ja i ka ndarë mirënjohje kolegjit “Biznesi” me seli në Prishtinë, në shenjë respekti për kontributin e dhënë në trajnimin për menaxhinin e pasojave “North Macedonia 2021”.
Kështu ka bërë të ditur Kolegji i Biznesit përmes faqes së saj zyrtare në “Facebook”.
“Në nder të kontributit për stërvitje në trajnimin për menaxhimin e pasojave “MAQEDONIA VERIORE 2021” së bashku me Qendrën Euro-Atlantike të NATO-s për Koordinim të Reagimit ndaj Fatkeqësive (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
20-23 shtator 2021 në Ohër dhe Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan ndër tjera në mirënjohjen e ndarë për këtë Kolegj.