Të shtunën zgjedhet presidenti i ri i Shqipërisë

31 maj 2022 | 19:27

Presidenti i ri i Shqipërisë do të zgjedhet pasditen e së shtunës, me shumë gjasë vetëm me votat e socialistëve.

Konferenca e Kryetarëve, që caktoi datën e raundit të katërt të votimit, pas dështimit të 3 raundeve të para pa asnjë kandidat, u shoqërua me debate.

Enkelejd Alibeaj nuk u përfshi në diskutime për këtë çështje, duke e thënë qartë se e bojkoton atë pas dështimit të negociatave me mazhorancën, ndryshe nga Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj, që përsëriten pse shumica nuk e kishte seriozisht kur kërkoi të zgjedhin së bashku një kandidat konsensual.

Por Fatmir Mediu e akuzoi pikërisht Alibeajn, që udhëhoqi negociatat me socialistët se e ktheu në qesharak procesin e zgjedhjes së presidentit, duke mos u dakordësuar për të sjellë një kandidat. Përgjigjen ia dha socialisti Taulant Balla dhe jo Alibeaj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se socialistët do të mbledhin kryesinë pasditen e së premtes, për të vendosur për kandidatin që do të propozojnë. Të shtunën, në orën 08:00, grupi parlamentar do të mbledhë firmat për të mbështetur kandidatin për president dhe dorëzuar emrin e atij që me shumë gjasë pasditen e po kësaj dite, do të jetë president i ri i Republikës./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NATO-ja i ka ndarë mirënjohje kolegjit “Biznesi” me seli në…