‘Dardanët’ pa Vojvodën udhëtojnë drejt Qipros

01 qershor 2022 | 10:56

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka udhëtuar sot drejt Qipros.

“Dardanët” nesër e zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Qipros, derisa lajm i keq është mungesa e mbrojtësit Mërgim Vojvoda, i cili nuk ka udhëtuar për shkak të lëndimit.

“Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Qipros, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, shefi i zyrës…