Në fund të muajit mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare

01 qershor 2022 | 13:34

Në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Pas asaj të fundit që është mbajtur më 26 nëntor në Elbasan, kësaj radhe dy qeveritë do të takohen në Kosovë.

Për këtë arsye kryeministri Albin Kurti u ka dhënë një afat ministrave të tij që të bëjnë gati draft-marrëveshjet.

“Është tejet e rëndësishme që të gjitha ministritë ta konsiderojnë me prioritet të lartë çështjen e temave dhe fushave të marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë dhe të kemi draft-marrëveshjet deri më 10 qershor për shkak se në fund të muajit do ta kemi mbledhjen e radhës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se meqë kanë mbetur më pak se katër javë duhet të bëhen këto përgatitje “në mënyrë të shkojë siç duhet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…