Putin: Rusia do të rrisë fuqinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj

01 qershor 2022 | 14:25

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar për ecurinë e luftës në Ukrainë. Ai nuk ka përjashtuar një takim me presidentin Volodymyr Zelensky, por ka thënë se për të arritur këtë duhet të piqen kushtet e duhura.

“Askush nuk e përjashton mundësinë për t’u takuar me Zelenskyn, por janë fillimisht disa dokumente që duhet të finalizohen”, ka thënë Putin.

Putini ka thënë më tej se Rusia duhet të rrisë fuqinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj.

“Rusia mund të rrisë vetëm fuqinë, pavarësinë dhe sovranitetin e saj”. Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim video me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kështu raporton Tass.

Putini uroi studentët, prindërit dhe mësuesit e tyre: “Ju po jetoni dhe po rriteni në një kohë shumë dinamike, në të cilën bota po ndryshon dhe po ndryshon me shpejtësi. Jam i bindur se në këtë botë të komplikuar, Rusia mund të rrisë vetëm forcën, pavarësinë dhe sovranitetin e saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka thënë se nuk ka…