14 raste të reja me Covid

01 qershor 2022 | 15:35

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë rast vdekjeje nga ky virus.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar edhe nëntë qytetarë, derisa derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 169.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës.

Deri më sot 823 mijë e 106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102 mijë e 787 me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 65.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nuk janë të qetë armiqt e popullit shqiptar,…