Presidenca: Osmani as nuk lëshon, as nuk merr pasaporta diplomatike

01 qershor 2022 | 20:41

Presidentja Vjosa Osmani nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike.

Kështu thonë nga kabineti i saj, si demantim se disenjatori Valdrin Sahiti është pajisur prej saj me një të tillë.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”, thuhet në përgjigje për KlanKosova.tv nga zyrtari për media në presidencë, Bekim Kupina.

“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me…