Themelohet Komisioni për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-’99 në Kosovë

01 qershor 2022 | 21:07

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është themeluar sot Komisioni Ministror me qëllim të hartimit, përgatitjes dhe zbatimit të projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”.

Përgjegjësitë e Komisionit të kryesuar nga kryeministri janë: Hartimi i planit të projektit; Koordinimi i procesit; Monitorimi i zbatimit të projektit. Komisioni obligohet që brenda periudhës prej pesë muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij Vendimi, t’ia paraqesë Qeverisë së Republikës së Kosovës rekomandimet lidhur me hapat e mëtejmë në drejtim të zbatimit të projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”.

Anëtarët e këtij Komisioni janë:
– Kryeministri, kryesues;
– Ministrja  e Drejtësisë, anëtare;
– Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; anëtar;
– Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;
– Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e 81 të saj, Qeveria ka miratuar konceptdokumentin…