Ukraina e mposht Skocinë, vazhdon ëndrrën për botëror

02 qershor 2022 | 07:58

Ukraina e ka siguruar një fitore tejet të vlefshme në rrugëtimin e saj për botërorin “Katar 2022”.

Ata e mposhtën si mysafir Skocinë me rezultat 1:3 me golat e Yarmolenkos, Yaremchuk dhe Dovbyk.

Ndërkaq golin e vetëm për skocezët e realizoi Mc Gregor.

Kështu kombëtarja ukrainase e vazhdon ëndrrën për t’u kualifikuar në kampionatin botëror.

Fitorja e mbrëmshme sjell sado pak gëzim dhe ngrohtësi tek populli i Ukrainës, që përjeton ditë tejet të vështira pas agresionit rus të nisur më 24 shkurt.

Ndeshjen vendimtare Ukraina do ta luajë kundër Wales-it.

Ukraina kishte arritur të kualifikohej në kampionatin botëror të vitit 2006.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stomatologia Narqize Arënliu Hoxhaj është përzgjedhur drejtoreshë në Spitalin e…