Zbulohet e ardhmja e Salahut

02 qershor 2022 | 16:40

Mohamed Salah është përfolur në ditët e fundit për një largim të mundshëm nga Liverpooli, me egjiptianin i cili ka një kontratë me klubin deri në vitin 2023 dhe nuk po planifikon për momentin ta rinovojë atë.

Vetë Salah i është përgjigjur zërave të merkatos që e shohin larg finalistëve të Championsit me një status në “Twitter”, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë këtij sezoni dhe duke theksuar se shpreson që ai i radhës me klubin të nis që nesër.

“Nuk e shpreh dot me fjalë sa dëshirë kisha ta sillja trofeun në Liverpool, por në fund ne nuk ja dolëm. Nuk i falënderoj dot mjaftueshëm fansat për mbështetjen. Ishte një sezon i gjatë, por një pjesë e imja do që ai i radhës të nisi që nesër”, u shpreh Salah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VTD SH.P.K.  me adresë në Prishtinë, rruga Bajram Kelmendi nr.40…