Ambasadori i Amerikës i gëzohet fitores së Kosovës kundër Qipros

02 qershor 2022 | 22:06

Kombëtarja e Kosovës e filloi në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur në xhiron e parë Qipron.

“Dardanët” ishin në rolin e mysafirit në ndeshjen e sotme, ku në stadiumin “AEK Arena” triumfuan me rezultat 2:0, përcjell KosovaPress.

Kjo fitore, përveç që sjelli gëzim te tifozët kosovarë, si duket e ka gëzuar edhe ambasadorin e Amerikës për Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Hovenier përmes një postimi në “Twitter”, përgëzoi Kosovën për fitoren e sotme kundër Qipros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personat që do të ngrihen herët nesër do të kenë…