Zhegrova emocionon të gjithë: E mora numrin 9 për nder të Fadil Vokrrit, fitoren ia dedikoj atij

02 qershor 2022 | 22:14

Kosova e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros.

Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, Zhegrova tha se e kishte fanellën me numrin 9 sot për nder të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoi atij.

“Gjithë lojtarët kemi dhanë maksimumin ta fitojmë këtë ndeshje. Çdoherë mundohem ta jap maksimumin, qoftë me gola apo asistime. Jam i kënaqur me Lille. Kam punuar shumë dhe do të punoj deri sa t’i arrij majat. Sot e kam pas fanellën me numrin 9, për nder të legjendës Fadil Vokrri. Këtë fitore ia dedikoj atij”, u shpreh Zhegrova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se Asociacioni…