Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

03 qershor 2022 | 00:10

Në orët e vona të së enjtes është raportuar për një alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës për media të Aeroportit të Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë konfirmuar lajmin.

Sipas informacioneve të para, jo të konfirmuara, njësitet e posaçme të Policisë së Kosovës janë duke kontrolluar një aeroplan.

Nga hyrja VIP është vërejtur një prezencë më e shtuar e njësiteve të policisë, ndërsa situatë e qetë është vënë re në hyrjen e aeroportit.

Qytetarët janë sugjeruar që të largohen nga zona e udhëtarëve në aeroport.

Së fundmi, disa alarme për bombë ishin dhënë edhe ne Rektoratin e Universitetit të Prishtinës pore dhe në një shkollë tjetër, por që në të gjitha rastet ka rezultuar alarm i rremë. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një postim të…