Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka priti në takim rektorin e UP-së Naser Sahiti

03 qershor 2022 | 01:09

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, sot më datë 02.06.2022  priti në takim rektorin e UP-së, Naser Sahiti.

Në takim bashkë me Ministrin z.Damka, mori pjesë edhe z. Agon Dobruna – Zëvendësministër i MZHR-ndërsa  nga pala tjetër, në takim ishte prezent edhe prorektorja e UP-së znj.Mimoza Ibrani.

Ministri Damka dhe Rektori Sahiti, diskutuan një mori të temave që ndërlidhen me fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. Në këtë kontekst, Ministri Damka e njoftojë Rektorin  për mandatin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, aktivitetet projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Rektori z.Sahiti e falënderoi Ministrin z.Damka për mikpritjen e   bërë si dhe bashkëpunim në të ardhmen në mes të MZHR-së dhe UP-së. Ai po ashtu e  informoi Minostrin për projektet, të cilat Universiteti i Prishtinës është duke i trajtuar me prioritet aktualisht në fusha të ndryshme, siç janë ngritja e cilësisë, ndërkombëtarizimi, kërkimi shkencor e mësimdhënia dhe vuri në pah edhe vullnetin e UP-së për thellim të bashkëpunimit.

Palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin lidhur me konkretizimin dhe realizimin e një memorandumi të bashkëpunimit të ndërsjellët  në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjet shpërthyer dyshohet se është brenda hapësirave të Aeroportit…