Përfundojnë kontrollimet në aeroplan, alarmi për bombë del të jetë i rremë

03 qershor 2022 | 01:26

Kanë përfunduar të gjitha kontrollet e nevojshme në Aeroportin e Prishtinës ku u dha alarmi për bombë, i cili doli të jetë sërish i rremë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Jemi njoftuar të gjitha njësitë relevante. Pasagjerët janë evakuar. Është kontrolluar komplet fluturimi. Janë kontrolluar komplet bagazhet. Nuk ka dalë asgjë. Domethënë është alarm fals”, kanë thënë në një konferencë për media nga Policia e Kosovës.

Nga Policia kanë dhënë detaje edhe për formën se si është bërë kërcënimi dhe përhapur alarmi.

“Alarmi për bombë ka shku në zyrën e infos në Prishtinë, dhe ne kemi pranu infon prej tyre. Alarmi ka ardhë para se me mbërri aeroplani. Udhëtarët kanë qenë të shqetësuar, mirëpo nuk ka pasur diçka. Kanë qenë afërsisht 200 udhëtarë”, kanë thënë tutje nga Policia.

“Është Aeroplan që ka ardhë nga Roma në Prishtinë”, bënë të ditur nga Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, sot më…