Gruaja në Indi rrezikon jetën për të marrë ujë, videoja bëhet virale

03 qershor 2022 | 08:08

Një video, e cila u bë virale, e shfaq një grua në Indi që rrezikon jetën e saj duke u ngjitur në murin e pusit për të marrë ujë. Kjo e nxjerr në pah edhe mungesën akute në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh.

Në video gruaja shihet duke zbritur në pus pa litar apo mjete mbrojtëse për të arritur deri te uji.

Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme pasi puset dhe pellgjet janë tharë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Disa zona të tjera në të gjithë Indinë po përballen me krizë të ngjashme të ujit.

Videot që tregojnë indianët që rrezikojnë jetën e tyre për të marrë ujë shpesh bëhen virale. Në prill, një video e ngjashme tregoi një grua që zbriste një pus në shtetin Maharashtra për të marrë ujë.

Një raport global i vitit 2019 e kishte emëruar Indinë në mesin e 17 vendeve ku “stresi për ujë” ishte “jashtëzakonisht i lartë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi është i bindur se Ministri i Mjedisit,…