Zelensky: Rusia kontrollon 20 për qind të territorit ukrainas

03 qershor 2022 | 08:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse kanë kapur 20 për qind të territorit ukrainas.

Ai u shpreh se të gjitha formacionet ushtarake ruse të gatshme për luftim janë të përfshira në këtë agresion.

Forcat ruse kanë shtuar sulmet në qytetin Severodonetsk në rajonin lindor të Donbasit, raporton BBC.

Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të qytetit.

Severodonetsk është qyteti më lindor nën kontrollin e Ukrainës dhe guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha se Rusia po përpiqej të thyente mbrojtjen në qytet nga të gjitha drejtimet.

Megjithatë, ai u shpreh se trupat ukrainase po kryejnë kundërsulme, “duke zmbrapsur armikun në disa rrugë dhe duke marrë disa të burgosur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të bëhet hapja e ekspozitës “Kosova falënderon NATO-n”…