Bostoni e fiton finalen e parë

03 qershor 2022 | 09:44

Boston Celtics ka fituar ndeshjen e parë të finales së “Play-off” përballë Golden State Warriors në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Çerekun e parë më mirë e nisi Golden State të cilët ishin katër pikë në epërsi, me rezultat 32:28. Por, rezultati u përmbys në çerekun e dytë, ku Boston Celtics ishin për gjashtë pikë në epërsi duke bërë që pjesa e parë e ndeshjes t’u takojë atyre me dy pikë epërsi.

Në çerekun e tretë Golden State Warriors ishin plotë 14 pikë epërsi, duke u dhënë lojtarëve komoditet 12 minuta para fundit të ndeshjes.

Por, Boston Celtics nuk u dorëzua ku në 12 minutat e fundit shënuan plot 40 pikë, apo 24 më shumë se Golden State Warriors që shënoi veç 16 pikë.

Ndeshja u përmbyll me rezultat 108:120 në favor të Celtics, ndërsa lojtari më i dalluar t eta ishte Horford me 26 pikë të shënuara, gjashtë vjedhje të topit dhe tri asistime, teksa tek Golden State si lojtari më i dalluar ishte Curry me 34 pikë të shënuara, pesë asistime e pesë topa të vjedhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Katarina Grujiq dhe futbollisti Marko Gobeljiq kanë thënë “po”-në…