Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

03 qershor 2022 | 09:55

Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime, transmeton Klankosova.tv.

Mbrëmjen e së enjtes, mediat kanë raportuar se bëhet djalë për Caslav Joliq, polic aktiv në Beograd.

Sipas IndeksOnline, ai akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës.

I njëjti akuzohet edhe për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics ka fituar ndeshjen e parë të finales së…