Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale

03 qershor 2022 | 11:11

Distria Krasniqi ka arritur fitoren e parë në Grand Slamin e Tbilisit. Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari.

Në çerekfinale ajo do ta presë xhudisten holandeze, Naomi Van Krevel.

Grand Slami i Tiblisit ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 5 qershor. Në këtë kompeticion, nga Kosova është duke garuar vetëm Distria Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI),…