Konjufca, në fund të këtij muaji i viziton liderët e UÇK-së në Hagë

03 qershor 2022 | 12:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fund të këtij muaj do të udhëtojë drejt Hagës për t’i vizituar  liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmin për “Klankosova.tv” e ka konfirmuar shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

“Po besoj në fund të qershorit do ta realizojë vizitën. Do të udhëtojmë bashkë”, ka thënë ai.

Në Hagë, janë duke u gjykuar liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndërkohë, para pak javësh, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Po ashtu, në Hagë janë duke u mbajtur në paraburgim Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kurtit…