Nis fushata vetëdijesuese me moton “Kujdes për veturën tuaj”

03 qershor 2022 | 13:38

Në kuadër të veprimeve dhe angazhimeve shtesë bazuar në planin e veprimit (sezoni veror 2022), me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të vjedhjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar së realizuari fushatën me moton “Kujdes për veturën tuaj”.

Përmes kësaj fushate dhe shpërndarjes së fletushkave, synohet të vetëdijesohen qytetarët e në veçanti ngasësit e automjeteve për parandalimin e vjedhjeve të veturave dhe gjësendeve në vetura.

“Duke pasur parasysh se fluksi i veturave nëpër rrugë, kryesisht nëpër ato urbane ka filluar të jetë në rritje e sipër, kapaciteti infrastrukturor nuk përmbush nevojat e mjaftueshme sidomos mundësinë e parkimit të veturave, në këto rrethana drejtuesit e veturave jo rrallëherë ndalojnë dhe parkojnë veturat në vende dhe zona që nuk janë të destinuara për parkim, ku parkimi në rrethana të tilla mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kini parasysh dhe vlerësoni se ku po parkoni veturën tuaj.
Parkimi i veturave në zonat që nuk janë të destinuara për parkim, mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes.
Parkimi i veturave në zona ku nuk ka ndriçim mund të jetë cak i dëmtimit apo vjedhjes.
Mos ekspozoni gjësende që duken e që mund të jenë cak i dëmtimit apo vjedhjes së veturës.
Mos e lini portofolin, dokumentet tjera personale, përfshirë pasaportën, brenda në veturë.
Parkimi i veturës suaj të bëhet në mënyrë të sigurt, si mbyllja dhe çelësimi.
Kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë së veturës duhet të keni në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është ndeshur Distria Krasniqi (-52 kg) dhe ka arritur…