Ambasadori Qehaja dorëzoi letrat kredenciale te Pendarovski

03 qershor 2022 | 13:44

Në një ceremoni solemne, ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ambasadori Qehaja mbajti një fjalim rasti dhe kishte takim me presidentin Pendarovski, gjatë të cilit u diskutuan tema të ndryshme në funksion të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Në këtë ceremoni, ambasadori Qehaja ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dy diplomatë të misionit të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të veprimeve dhe angazhimeve shtesë bazuar në planin…