Estonia ofron përkrahje për Kosovën në transformimin digjital

03 qershor 2022 | 14:39

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është pritur të premten në takim nga ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab, me të cilin ka biseduar për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal, transformimit digjital të komunave, rrugës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP si dhe për kërkesën e dorëzuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga ana e Republikës së Kosovës.

Ministri estonezë ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital duke ofruar përvojat e tyre në reformën e nivelit lokal, qeverisjes digjitale, financat lokale, etj.

Të dy ministrat u pajtuan që ky bashkëpunim do të formalizohet duke pas parasysh gatishmërinë dhe mundësinë konkrete të bashkërendimit të veprimeve që edhe Kosova të përfitojë nga kjo përvojë digjitale e qeverisjes së mirë, reformimit të pushtetit lokal për të mirën e qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve në kohë reale për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një…