Abazi prezantohet te Ballkani

03 qershor 2022 | 14:50

Kampionia e Superligës, Ballkani nga Suhareka ka njoftuar se e ka transferuar Leonit Abazin. Ky i fundit ka qenë pjesën e Prishtinës, derisa karrierë të suksesshme ka bërë edhe në futbollin e Shqipërisë.

“Leonit Abazi e forcoi krahun e majtë të ekipet tonë. Nga sot do të vishet portokalli. Ai do jetë pjesë e klubit për tri vitet e ardhshme. Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina. Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtares së Shqipërisë. Na priftë e mbara Leonit, bashkë drejt shumë sukseseve të mëdha!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të promovimit të kompanive anëtare dhe zhvillimin e…