Të hënën Kuvendi mban seancë plenare

03 qershor 2022 | 16:06

Të hënën, më 6 qershor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.

Seanca do të fillojë në orën 11:00.

Rendi i ditës

 I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

5.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,6.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,7.   Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

4.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,5.   Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,6.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,7.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,8.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,9.   Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,10.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbenita Ismajli dhe Fero janë një ndër çiftet më të…