![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/D358FF4E-41A4-421A-A2B1-8C581A87CD02.jpeg)
Begaj i treti kryetar shteti me karrierë ushtarake, Presidenti Meta i dha gradën “Gjeneralmajor” në 2020
Bajram Begaj duket se do të jetë i treti president që vjen nga radhët e ushtrisë, nëse nesër merr votat e duhura për t’u zyrtarizuar.
I pari ka qenë Alfred Moisiu, 10 vjet më vonë i ndjeri Bujar Nishani me një të shkuar ushtarake, drejtoi për 5 vite Presidencën, edhe si drejtuesi më i lartë i Forcave të Armatosura.
Ndërkaq Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është i pari ushtarak që ka marrë gradën “gjeneralmajor”.
Ka qenë pikërisht presidenti Ilir Meta ai që ka dekretuar më 3 korrik të vitit 2020 Begajn që kishte detyrën e “Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”.
Begaj hyri në historinë e Forcave të Armatosura, duke u bërë kështu mjeku i parë në ushti i cili arriti që të bëhej gjeneral major, e cila është grada më e lartë.