Gjashtë raste të reja me Covid

04 qershor 2022 | 14:39

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.

Në total numri i rasteve aktive është 57.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu, deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emmanuel Macron konfirmoi se e kishte telefonuar Kylian Mbappe para…