Veç dy fjalë për dënimin e Xhakës e Shaqirit

25 qershor 2018 | 22:37

“Veç dy fjalë për dënimin e Xhakës e Shaqirit. Mos u ofroni pare se u bëtë horë, sepse dënimi nuk është çështje e 10-15 mijë frankave! Dënimi është shumë më i rëndë se kaq. Janë dënuar dy futbollistë për shkak të shperfaqjes së flamurit të tyre dhe ky është quajtur provokim. Po kujt po i them se!!!”, ka shkruar deputeti Muharrem Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ky reagim i Nitajt vjen pasi bashkëpartiaku i tij, deputeti Gani Dreshaj dhe ministri i Infrastrukturës, Bajram Hasani, shprehën gatishmëri për ta paguar gjobën që FIFA dënoi me nga 10 mijë franga, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjbërësit e Bashkimit Evropian votuan për nisjen e veprimeve ligjore…