Presidenti Meta firmos lirimin nga detyra të Bajram Begaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve

04 qershor 2022 | 15:06

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i propozuar nga PS për President.

Presidenti Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

Meta deklaroi më herët se “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

“Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, njoftoi Presidenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme në rrjetet sociale është publikuar videoja e…