Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Gjilani

04 qershor 2022 | 15:25

Fiton Hajdari ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e SC Gjilanit në edicionin e ri.

Futbollisti e ka bërë të ditur këtë lajm përmes profilit të tij në “Facebook”. Hajdari ishte për plot tri vite e gjysmë pjesë e “Skifterave”, dhe në njoftimin e tij thotë se Gjilani është shtëpia e tij e dytë.

Skuadra gjilanase ende po qëndron pasive në afatin kalimtar veror, ndërsa pritet zyrtarizimi i trajnerit Zekirija Ramadani në pankinën e kuqebardhëve.

Njoftimi i plotë i Fiton Hajdarit:

Të dashur miq, përmes këtij postimi ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjesë e SC Gjilanit.

Për këto tri vite e gjysmë, Gjilani u bë shtëpia ime e dytë dhe do të mbetët përherë e tillë.

Ju falenderoj përzemërsisht për korrektësinë e bashkëpunimin të gjithëve, duke filluar nga presidenti, drejtorët, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozërinë e zjarrtë që na përkrahën gjithmonë, Skifterat.

Suksese në garat evropiane dhe në vazhdimësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
D.V., rreth 45 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në…