Trajneri i Real Madridit pëson infarkt, shtrohet në spital

05 qershor 2022 | 16:49

Trajneri i klubit të basketbollit Real Madrid, Pablo Laso ka pësuar infarkt.

Lajmin e ka bërë të ditur Real Madridi përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.

Los Blancos ka njoftuar se Laso është shtruar në spital në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Pablo Laso është shtruar në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja pasi pësoi një infarkt miokardi në orët e para të ditës së sotme”, thuhet në komunikatën zyrtare të Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka thënë se sanksaionet…