ATK-ja me trend pozitiv të të hyrave edhe në muajin maj

06 qershor 2022 | 10:46

Institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka vazhduar me trendin e mbledhjes së të hyrave duke tejkaluar pritshmëritë edhe të muajit maj.

Krahas planit për periudhën janar-maj 2022 janë mbledhur 35.6 milionë euro apo 12.8 për qind më shumë se projeksioni.

“Këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit”, ka njoftuar ATK-ja.

Ky institucion ka njoftuar se të gjitha këto aktivitete përveç tejkalimit, kanë dhënë rezultat edhe nëse krahasohet me periudhën e njëjtë 2021, ku ka rritje për 70.2 milionë euro apo 28.9 për qind, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milionë euro.

“ATK-ja po ashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që me vet-deklarim kanë arritur që të kemi një përqindje të konsiderueshme të përmbushjes vullnetare”, ka njoftuar ATK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një në katër dollarë të humbura përmes skemave të mashtrimit…