Deputeti i PDK-së tenton t’i qetësojë veteranët e UÇK-së

06 qershor 2022 | 11:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka dalë para protestuesve duke u munduar t’i qetësojë veteranët e UÇK-së, të cilët po protestojnë në shenjë proteste të mos përfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

“Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një gjë ta dini, mos gaboni t’i dëmtoni këto institucione. Këta policë që janë të detyruar ta mbrojnë institucionin janë tanët. Nuk është dashur t’iu nxjerrin në rrugë”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, veteranët e UÇK-së kanë kërkuar që kësaj proteste t’i bashkëngjiten edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa futbollistë pritet të largohen nga Real Madridi gjatë verës.…