Formimi i ushtrisë po vonohet

26 qershor 2018 | 00:02

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka bërë me dije se Kosova po vonohet shumë për formimin e ushtrisë së vet.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se këto vonesa shkaktojnë edhe humbje në aspektin e sigurisë. Kastrati ka ftuar institucionet e Kosovës që brenda këtij viti me anë të ligjit t’ia ndryshojnë mandatin FSK-së.

Sipas ish-komandantit të FSK-së, kjo duhet të ndodhë duke ua bërë të qartë partnerëve strategjikë se kjo është e vetmja rrugë për formimin e ushtrisë ngaqë përfaqësuesit e komunitetit serb vazhdimisht po deklarojnë se nuk do t’i votojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë çështje.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka…