Kush i vrojtoi veteranët protestues të UÇK-së nga kati i epërm i ndërtesës së Kuvendit

06 qershor 2022 | 19:30

Disa persona janë parë në katin më të lartë të ndërtesës së Kuvendit, duke e ndjekur protestësn e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po zhvillohej në oborrin e objektit, paraditën e së hënës.

Nuk dihet saktë nëse ishin zyrtarë të Kuvendit apo Presidencës që gjendet në këtë ndërtesë, por të paktën sipas gazetarit, Astrit Gashi, që i ka postuar fotografitë e këtyre soditësve, njëri nga ta është polic.

“Ekskluzive: Veshguse se jo mahi! A është Kuvendi i Kosovës apo ndonje bordel nate! Një nga drejtuesit e policise vezhgon protesten e veteranëve në shoqëri të një bjodine e cila ka shkel secilin kod etik të këtij institucioni!”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastriot Selmani në edicionin e ri 2022/23 nuk do të…