Di Maria tradhton Juventusin, shkak Barcelona

06 qershor 2022 | 21:53

“Nuk kam asnjë gjë në mendje përveç kombëtares. Do të bëj pushimet dhe më pas do të shohim”. Me këto fjalë Di Maria ka kërkuar që të lërë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere, e cila mund të mos jetë te skuadra e Juventusit.

Sipas “El Mundo Deportivo”, vonesa që Angel Di Maria po bën për të marrë një vendim ka vetëm një shpjegim. Ai nuk e ka Juventusin prioritet dhe po pret një tjetër klub.

Bëhet fjalë për Barcelonën që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas. Ata kërkojnë të afrojnë Di Marian si zëvendësues të Ousmane Dembele që pritet të largohet nga klubi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla sot gjatë një takimi me…