Shqipëria e nis me barazim aventurën në Ligën e Kombeve

06 qershor 2022 | 22:39

Shqipëria e nis me një barazim 1-1 ndaj Islandës edicionin e tretë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Reja do ta nisnin më mirë pjesën e parë, por një gabim ne fillimin e pjesës së dytë do të ndikonte jo pak.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, teksa pas një aksioni shumë të mirë të Abrashit nga krahu i djathtë, Taulant Seferi është në kohën dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Islanda përpiqet të reagojë por goli do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 48-të, Thorsteinsson përfiton në mënyrën më të mirë duke mposhtur portierin Berisha. Më pas ndeshja është e qetë me pak shanse shënimi. Reja aktivizoi edhe Vrionin e Balajn, por asgjë nuk ndryshoi në rezultatin e duelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.06.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…