Sot është Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

07 qershor 2022 | 09:59

Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për shëndet dhe mirëqeni të popullatës së një vendi dhe duhet të integrohen në të gjitha politikat, jo vetëm në ato shëndetësore, por edhe në ekonominë, bujqësinë, turizmin dhe tregtinë e një vendi.

Më 20 dhjetor të vitit 2018 sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara miratoi rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të sigurisë së ushqimit. Kështu, duke filluar nga viti 2019, 7 qershori do jetë ditë e cila do shënohet me aktivitete të cilat i theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt, por edhe lëshimet dhe mangësitë eventuale në zinxhirin e ushqimit të sigurt.

Ruajtja dhe përgatitja e ushqimit në mënyrë të duhur është thelbësore për të mos u sëmurë.

Dëshironi të dini më shumë?

Shikoni këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për dy ditë me radhë Maqedonia e Veriut do të…