Ky është vendimi i Johnny Depp pasi fitoi gjyqin ndaj ish-gruas

07 qershor 2022 | 13:52

Aktori i njohur hollivudian Johnny Depp ka hapur një llogari në rrjetin social TikTok pasi fitoi gjyqin ndaj ish-gruas së tij.

Më shumë se 1.6 milionë ndjekës ka mbledhur aktori që nga mbrëmja e së hënës kur hapi këtë rrjet social. Johnny Depp dhe ish-bashkëshortja e tij Amber Heard kanë qenë në qendër të vëmendjes botërore për disa javë rresht për shkak të gjyqit të famshëm mes tyre.

Depp kishte paditur ish-bashkëshorten duke kërkuar dëmshpërblim 10 milionë Dollarë për shpifje, i cili akuzonte Amber Heard për një opinion që ajo kishte shkruar në vitin 2018 në “Washington Post”.

58-vjeçari e fitoi këtë gjyq dhe mbështetja e tij është rritur dukshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 9 qershor përballet me…