Deputetja Përlaskaj, anëtare Nderi e Universitetit të Gjakovës

07 qershor 2022 | 16:43

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka pranuar titullin anëtare Nderi e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Këtë titull, ajo e ka pranuar nga rektori i Universitetit “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

“Si rektor i Universitetit, duke u bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit i dorëzova  titullin: ‘Anëtar Nderi i Universitetit’ për znj. Ermina Lekaj Përlaskaj – deputete në Parlamentin e Kroacisë, si mirënjohje për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe forcimin e faktorit shqiptar në rajon si dhe angazhimin personal për avancimin dhe promovimi e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë në botën akademike në Kroaci dhe Evropë”, ka thënë rektori Nimani.

No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka…