Nuk është problemi te kategorizimi i veteranëve por te dëshmitë e rrejshme të qytetarëve

07 qershor 2022 | 18:58

Shkruan: Behram Behluli

Kategorizimi i veteraneve nuk është problem, kjo është propagandë për të dëmtuar veteranët, problem janë ata qytetar që dhanë dëshmi të rrejshme të cilët duhet te përballen me ligjin!

Lufta Çlirimtare ishte një, të gjithë ata që kontribuuan dhe bën luftë në radhët e saj janë veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe nëse i kategorizon vlera e tyre është e njëjtë, s’ka mundësi që pjesëtarët e një organizate çlirimtare e vullnetare t’i rangosh në ata që paskan vlerë më të madhe se disa të tjerë!

I internuari si pjesëtar i UÇK-së është veteran, sepse ai është internuar për aktivitetin e tij për çlirimin e vendit si pjesëtar i UÇK-së!

Pjesëtari i UÇK-së është veteran, sepse ka kryer detyra konkrete politike, logjistike, financiare etj.

Pjesëtari i zhdukur i UÇK-së është veteran sepse është zhdukur gjatë aktivitetit për liri.

Për ketë dilema kanë vetëm ata të cilët luftën e kanë pa në TV, për këtë dilema kanë ata që s’kanë njohuri organizative, ata të cilët mendojnë se lufta jonë është zhvilluar pa aktivitetin e atyre që kanë kryer detyra shumë të rëndësishme gjatë okupimit në sektor të ndryshëm të UÇK-së.

Prandaj nuk është problem kategorizimi i veteranëve, problem për shoqërinë tonë duhet të jenë ata qytetar të cilët kanë dhënë dëshmi të rrejshme, ata duhet të largohen nga lista, dhe të gjithë ata t’i kthejnë mjetet e marrura nga shteti padrejtësisht, kjo do te ishte drejtësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtarja, gazetarja dhe publicistja Alketa Gashi Fazliu ka publikuar librin…